Dita e dytë e sezonit të ri shkollor ka nisur me një lajm jo fort të mirë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet që 10 mësues të kenë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Kolonjës. Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit.
Raportohet që mësuesit kanë shfaqur shenja të virusit dhe janë izoluar në banesat e tyre.
Sakaq priten përgjigjet e tamponëve.
/DRONI.al/












