Pas mbarimit të emisionit ‘Opinion’, në ambientet e TV Klan, mbrëmjen e djeshme, oficerë të policisë gjyqësore Tiranë kanë shoqëruar drejtuesin e emisionit STOP, Saimir Kodrën në lidhje me video-skandalin e korrupsionit të prokurorit Ardian Braho.
Qëllimi i vizitës së tyre ka qenë sekuestrimi i materialeve filmike që emisioni “Stop” transmetoi në emision ku një oficer i Policisë Gjyqësore i identifikuar si Fatos Lushi mori 18 mijë euro në shpërblim të çlirimit të një shumë parash të ardhura nga jashtë.
Çështja ishte në ngarkim të prokurorit Ardian Braho i cili është pezulluar nga detyra.
Ata kane shoqëruar edhe drejtuesin e emisionit “Stop” Saimir Kodra për te dhënë sqarime ne lidhje me videon.














