• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet debati te PD, Bode dhe Imami në dilemë për protestën e plehrave

admin by admin
29 September, 2016
in Global Image
0
Zbardhet debati te PD, Bode dhe Imami në dilemë për protestën e plehrave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në grupi Parlamentar të Partisë Demokratike është  unifikuar qëndrimin e tij për të kërkuar referendum për importin e mbetjeve në Shqipëri. “A jeni dakord që të ketë import mbetjesh në vendin tonë?”, pritet të jetë pyetja që demokratët do të kërkojnë t’u drejtohet qytetarëve shqiptarë për të zhbërë ligjin e mbetjeve të miratuar nga qeveria një javë më parë në Parlament. Deputetët Ridvan Bode, Arben Imami, Genc Pollo, Eduart Selami dhe Astrit Patozi janë shprehur kritikë për ndryshimin e qëndrimit të PD-së dhe se po mbështet një kauzë të së majtës ekstreme.

DEBATI

Lulzim Basha: Për aq kohë sa ne jemi pozicionuar në favor të interesit publik, duke pranuar publikisht se vendimi që kemi marrë në 2011­n për të sjellë këtë ligj ka qenë i gabuar, është e nevojshme që të mbrojmë interesin e qytetarëve. Kërkoj edhe mendimin e gjithsecilit prej jush për mënyrën se si duhet t’i qasemi kësaj çështjeje. Ne do të mbledhim firmat dhe do të kërkojmë referendum për çështjen e mbetjeve. Referendumi është plotësisht i mundur për t’u realizuar. Si juristë e kemi konsultuar edhe me Oerdin dhe nuk ka asnjë pengesë për të kërkuar mendimin e qytetarëve për një çështje që është kaq sensitive për ta dhe që, sigurisht, kërkon mbështetjen e opozitës.

Ridvan Bode: Në botë, përgjithësisht, këto janë beteja apo aksione politike të organizuara nga e majta. Të forcave ekologjiste, të partive të gjelbra, të cilat kanë një ideologji të majtë. Nuk e di se sa përshtat na vjen ne si Parti Demokratike të përfshihemi në këtë çështje. Megjithatë, në mënyrën se si është i ndërtuar realiteti politik në Shqipëri, nuk është se forcat politike ecin mbi bazë të ideologjive të tyre për ta interpretuar ndryshe këtë angazhim tonin.

Lulzim Basha: Përderisa PD është një forcë e lindur si një forcë që ka parë interesin e publikut, çdo kauzë që mbron këtë interes është e vlefshme. Referendumi është një akt demokratik që do t’u japë mundësi të gjithë qytetarëve të shprehen nëse janë pro apo kundër importit të mbetjeve në Shqipëri. Nëse do të arrijmë të procedojmë me shpejtësi për këtë çështje, në muajin mars do të mund të realizojmë referendumin për këtë çështje.

Asllan Dogjani: Unë gjykoj se Partia Demokratike duhet të jetë në protestën që është lajmëruar se do të zhvillohet më 1 tetor. PD duhet të jetë jo vetëm në këtë protestë, por në çdo protestë ku preket interesi i qytetarit. Në rastin në fjalë, kemi një reagim të ashpër popullor për një çështje që vetë qeveria premtoi se do ta zgjidhte në fillim të mandatit të saj. Pastaj, se si do të jetë prezenca jonë në këtë protestë, mund ta diskutojmë. Sepse kemi dëgjuar edhe se kjo pjesëmarrje e jona shihet si e padëshiruar nga shoqëria civile. Ky nuk është problem, gjykoj unë, pasi secili prej nesh mund të sjellë në atë protestë njerëz, të cilët të mbështesin atë kauzë.

Arben Imami: Ne duhet të përcaktojmë nëse çështja për importin e mbetjeve të plehrave është çështja jonë apo jo. A përbën kjo një politikë të së djathtës? Nëse e përcaktojmë se kjo është çështja jonë, atëherë nuk ka sens që ne të qëndrojmë larg protestës dhe angazhimit qytetar. Pa dyshim është e ditur se ka një komunikim me këta protestues dhe me këto grupe interesi dhe se ata kërkojnë që këtë kauzë ta mbajnë larg politikës. Por pjesëmarrja jonë si ligjvënës nuk është e vetmja formë që opozita mund ta mbështesë atë reagim qytetar. Ne jemi brenda asaj proteste edhe duke mos qenë në bulevard atë ditë. Ne jemi në atë protestë me të gjitha deklaratat politike që mbahen në këtë seli, me të gjitha qëndrimet publike që kemi mbajtur ndaj atij ligji.

Astrit Patozi: Për aq kohë sa është një çështje që prek qytetarin shqiptar, kjo është një çështje që na përket edhe ne si opozitë. Nuk ka vend në një situatë të tillë dhe me këtë lloj qeverisjeje të jemi të ndarë, nëse çështjet kanë karakter të majtë apo të djathtë. Ne duhet që t’i bashkohemi reagimit qytetar për një çështje që jo vetëm i shërben opozitës për të ndërtuar një betejë politike, por, mbi të gjitha, që fshin konceptim e moralit politik dhe që rrezikon të bëjë pis në çdo kuptim Shqipërinë. Jemi përballë një qeverie të kapur në faj, të kapur në krim, e cila po mundohet me çdo kusht ta fshehë atë. Kurrë s’e kemi parë Edi Ramën të jetë kaq shterues në shpjegimet e tij për vendime që i ka marrë dhe i ka lënë pas vetes. Është e qartë se edhe ai vetë e di se është zënë duke bërë një krim.

Previous Post

Gazetari sulmon Saimir Kodrën: Ti je hipokrit, prokurori të ka bërë nderë

Next Post

Populli i thur vargje “Kaubojsit”: O gjë e rrallë e egër, sa e rrallë

admin

admin

Next Post
Populli i thur vargje “Kaubojsit”: O gjë e rrallë e egër, sa e rrallë

Populli i thur vargje “Kaubojsit”: O gjë e rrallë e egër, sa e rrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.