Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen në ish-Bllok. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se Ervis Martinaj do të merret i pandehur për katër vepra penale.
Kështu, Martinaj akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”. Martinaj akuzohet edhe për organizim të palejuar të lojërave të fatit.
Dosja, brenda 10 ditësh shkon në gjykatë. Kujtojmë se në ngjarjen e 4 tetorit 2018 ne Ish Bllok, nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj.
/DRONI.al/











