Shpërndarja e koronavirusit duket se nuk ka kursyer as burgun e Drenovës në Korçë. Pas analizave të tamponëve të fundit janë 8 të burgosur pozitivë në këtë burg.
Të gjithë të burgosurit janë në të njëjtin sektor, kat të godinës. Sipas burimeve, janë bërë shumë tampone dhe 8 kanë dalë tashmë pozitivë.
Ndërkohë mësohet se të burgosurit pozitivë janë nisur mbrëmë në mesnatë drejt spitalit të burgut në kryeqytet.
/DRONI.al/












