Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka komentuar marreveshjen mes Kosoves dhe Serbise duke theksuar se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.
Këtë koment e dha në Wilmington pak kohe pas firmosjes se marreveshjes.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se – Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni. /DRONI.al/











