• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekspertja shpjegon të vërtetën e skemës së kompensimit të pronave: Rama dëshiron ta çojë në 10% të vlerës

droni by droni
4 September, 2020
in Kryesore, Politika
0
VIDEO/ Flet Zëvendëskryeministrja Mandija: Asnjë shkarkim i padrejtë, disa raste janë referuar në prokurori
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish zv/Kryeministrja dhe eksperte e ngarkuar nga kreu i PD për çështjen e pronave, Ledina Mandija ka analizuar nje problematike te rendesishme ne vend, ate te pronave.

Ajo zbulon se kryeministri Rama, i cili e gjeti skemën e kompensimit me 100% të vlerës, dhe e dërgoi në 20% të vlerës, sot dëshiron ta çojë në 10% te vleres. Mandija thote se qeveria me një VKM po ndryshon sërish skemën e kompensimit të pronave.

“Përpos kësaj, qeveria që ka shpërndarë 120 mln euro për PPP korruptive po mendon një tjetër skemë për të rivlerësuar vendimet e GJEDNJ. Kështu duke rivlerësuar pronat që duhet t’i paguante në bazë të vendimit, ajo do të minimizojë kostot për pronarët dhe në pak fjalë t’u hajë atyre hakën”,-shprehet ajo.

“Qeveria shqiptare nuk ka pasur kurrë synim të zgjidhë problemin e pronës dhe zgjidhjes së ngërçit në lidhje me pronarët e tokës. Të gjitha lëvizjet e saj kanë qenë në kurriz të pronarëve të vërtetë dhe në favor të korrupsionit, vjedhjes dhe padyshim oligarkëve që përfitojnë tokat e pronarëve përmes ligjeve si ai i investimit strategjik.

Prandaj është e kotë të presim nga i njëjti njeri që ka 8 vjet që drejton skemat më të pandershme për t’ia vjedhur tokën pronarëve. Një qeverie që ka intimiduar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ka falsifikuar dokumentet zyrtare dhe që ka tentuar të intimidojë edhe anëtarë të Gjykatës Ndërkombëtare, të tentojë drejtësi. Hajdutët do të vjedhin po njësoj pronën e shqiptarëve pasi nuk merakosën për të drejtën, por duan vetëm të pasurohen me pronën e tjetrit. Dhe këtë duan ta bëjnë pa u lodhur, duke kërcënuar pronarët!

Gënjeshtrat e kanë të vështirë të qëndrojë mbi ujë, prandaj dhe sot qeveria e ka të vështirë të vazhdojë një skemë kompensimi monetar për tokën e pronarëve. Prandaj dhe qeveria ka marrë një plan masash të përfundojë procesin e shpronësimit të plotë të pronarëve dhe të legalizimit të çdo paligjshmërie që ekziston në Shqipëri. Po tenton gjithçka për t’i ikur të drejtës së pronarit, por gjithnjë e nxjerr kokën se si përpiqet të vjedhë pronat e qytetarëve përmes legalizimit të paligjshmërive që kanë vazhduar gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes Rama apo vënies në dispozicion të pronave në bregdet OJF-ve pas të cilave fshihen grupe të caktuara interesi.

Sot, bilanci është i trishtë dhe alarmant njëkohësisht. Janë 7000 raste pronash që ende presin në agjenci apo dyert e gjykatave. Pa folur këtu për çështjet e tjera që enden në dyert e gjykatave ndërkombëtare.

A ka vallë një mënyrë për t’i kompensuar pronarët? Po! E vërteta dhe haka janë mundësia për t’i dëmshpërblyer pronarët! Por, qeveria ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Tashmë përmes një VKM-je ajo sërish po ndryshon skemën e kompensimit të ndryshuar në Dhjetor 2017. Ironikisht qeveria e gjeti skemën e kompensimit me 100% të vlerës, e dërgoi në 20% të vlerës dhe sot dëshiron ta çojë në 10% të vlerës. Përpos kësaj, qeveria që ka shpërndarë 120 mln euro për PPP korruptive po mendon një tjetër skemë për të rivlerësuar vendimet e GJEDNJ. Kështu duke rivlerësuar pronat që duhet t’i paguante në bazë të vendimit, ajo do të minimizojë kostot për pronarët dhe në pak fjalë t’u hajë atyre hakën.

Kur do të marr fund e gjithë kjo? Ditën që kryeministri Rama i cili është armiku i pronarëve (po aq sa ai që ua morri pronarëve në 1945), do të largohet nga pushteti.

Ai tanimë e ka deklaruar qartësisht se nuk do të bëjë asnjë kompromis me pronarët të cilëve gjithnjë ua ka hedhur dhe mbi të cilat ka përdorur skema të ulëta për t’u marrë atë që u takon”,-shkruan ajo.

/DRONI.al/

Tags: bisedimeceshtjetMANDIJApronat
Previous Post

Besa Shahini përcakton tani dhe lëvizjen brenda shkollës, publikon videon me rregullat

Next Post

Grabitet për herë të 4-ët shtypshkronja në Durrës, pronari akuzon policinë

droni

droni

Next Post
Grabitet për herë të 4-ët shtypshkronja në Durrës, pronari akuzon policinë

Grabitet për herë të 4-ët shtypshkronja në Durrës, pronari akuzon policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.