• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

President Nishani: Kultivimi i kanabisit shqetësues dhe alarmues

admin by admin
30 September, 2016
in Politika
0
President Nishani: Kultivimi i kanabisit shqetësues dhe alarmues
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bujar Nishani i kërkon palëve politike të nisin sa më shpejtë zbatimin e reformës në drejtësi. Këtë apel, kreu i shtetit e bëri gjatë një interviste me Televizionin Shqiptar në mbyllje të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
I pyetur për kalimin në heshtje të Ligjit të Vettingut, Kreu i Shtetit e argumentoi me nene dhe çështje, të cilat sipas tij nuk ishin korrekte në mënyrën sesi trajtohej institucioni i Presidentit të Republikës.
Për dekretimin ose jo të ligjit të importit të mbetjeve, Nishani shpjegoi se qëndrimin insitucional do ta japë pas një konsulte me ekspertë të fushës, ndërsa nuk hezitoi ta cilësojë kultivimin e kanabisit si shqetësuese dhe alarmuese.

 

Intervista e plotë e Presidentit Bujar Nishani


bujar nishani intervisteZ. President, sapo përfunduat një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtrirë në Nju Jork, Uashington dhe Çikago. Si do ta vlerësoni këtë vizitë në atë çfarë përftuat dhe përcollët përmes mesazheve?

Për mua ishte padyshim një kënaqësi që, në emrin e vendit tim dhe në emrin e Republikës së Shqipërisë, të prezantoja arritjet, kontributet dhe padyshim, gatishmërinë e mëtejshme të Shqipërisë për të qenë e përfshirë në frymën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kur je në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ke mundësinë të takosh një numër personalitetesh botërore duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm, të cilit i shpreha vlerësimin në emër të vendit tim, në emër të popullit Shqiptar për kontributin që ai ka dhënë gjatë gjithë kohës në të dy mandatet e tij si Sekretar i Përgjithshëm në udhëheqjen e kësaj organizatë të rëndësishme botërore, por një takim të veçantë pata edhe në takimin më presidentin e Polonisë, me presidenten kroate dhe kryeministrin e Kosovës, me të cilët u fokusuam jo vetëm në bashkëpunimin shumë-planësh në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, posaçërisht të Kombeve të Bashkuara, por më së shumti në çështjet dypalëshe. Kur je në Shtetet e Bashkuara dhe në Nju Jork, nuk mundesh kurrë të mënjanosh takimet me komunitetet dhe diasporën shqiptare, me të cilët gjeta edhe një herë rastin ta përgëzoj për përpjekjet e jashtëzakonshme që bën për të ruajtur identitetin kombëtar, për të qenë e angazhuar në çështjen kombëtare shqiptare, por u kënaqa maksimalisht nga fakti që pashë një diasporë edhe më të organizuar, edhe më të arrirë në kontekstin e prezencës, pozicionit dhe statusit të tyre në shoqërinë amerikane.

Opinioni publik dhe politika janë përfshirë në debate për disa çështje. Njëra prej tyre është ligji për vettingun. Mazhoranca e kaloi me votën e saj. Ju nuk e dekretuat, por e latë që të kalojë pas afateve kushtetuese. Ndërkohe, Partia Demokratike ka thënë se do ta çojë në Kushtetuese. Sa e dëmton kjo situatë nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi?
Çdo forcë politike, çdo aktor i shoqërisë, në radhë të parë ka të drejtë të ushtrojë të gjithë të drejtat kushtetuese të tij. Ndaj unë nuk mund të gjykoj as të drejtën dhe as ekzekutimin e një të drejte kushtetuese nga një aktor i shoqërisë shqiptare, kryesisht kur vjen nga një parti kryesore politike në vend siç është Partia Demokratike më e madhe e opozitës. Janë çështje që i takojnë tërësisht vendimmarrjes dhe sovranitetit të partive politike në të cilët presidenti i Republikes nuk mund të ndërhyjë, nuk mund të ndikojë, nuk mund të gjykojë dhe nuk mund të vlerësojë, sepse raporti midis aktorëve politikë është raport i tyre me shoqërinë shqiptare. Arritja e konsensusit në ndryshimet kushtetuese ishte baza solide e cila do të hapte rrugën, do të garantonte një proces implementimi të këtyre ndryshimeve kushtetuese, qoftë përmes zbatimit të legjislacionit, qoftë edhe përmes krijimit të instrumenteve që parashikohen të ngrihen për zbatimin e mëtejshëm të të gjitha hapave të parashikuara në ndryshimet kushtetuese apo në ligjet dhe paketën ligjore që parashikohet më tej.
Çështjet e interpretimit kushtetues mbeten padyshim jo vetëm çështja e të drejtës kushtetuese, por edhe gjykimi i instrumenteve përkatës, siç është Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e të Drejtave të Njeriut, të cilat janë ato që e vlerësojnë nga pikëpamja profesionale kushtetutshmërinë respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Ajo që unë kam konstatuar dhe kam mbajtur qëndrimin tim konkret përmes mos-shprehjes dhe mos-dekretimit të ligjit ka qenë e fokusuar në çështje e nene të caktuara të ligjit përkatës, të cilat nuk i gjeja korrekte, posaçërisht në mënyrën se si trajtohej institucioni i Presidentit të Republikës, sepse nuk është Bujar Nishani institucioni i Presidentit të Republikës. institucioni i Presidentit të Republikës është institucioni i kreut të shtetit shqiptar, dhe çdo njëri është i detyruar në kushtetutë të respektojë integritetin dhe dinjitetin e institucionin e kreut të shtetit shqiptar. Kjo reformë duhet të fillojë të implementohet sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë të tillë që ne të vëmë në lëvizje pikërisht këto mekanizma, që unë uroj dhe shpresoj që të jenë të shëndetshëm, të jenë të paanshëm, të jenë funksional, në interes të shtetit të së drejtës, të zbatimit të ligjit dhe barazisë së çdo qytetari, nga Presidenti i Republikës deri tek qytetari më i thjeshtë i Republikës sonë.

Ndërkohë, debat tjetër ka krijuar dhe ligji për importin e mbetjeve, i miratuar në kuvend të enjten e kaluar. Ka krijuar debat e zhurmë jo vetëm në opinionin publik, por edhe në politikën shqiptare. Kryeministri Rama thotë se me këtë ligj do të hapen një mijë vende pune. Ndërkohë, shoqëria civile ka paralajmëruar protesta masive duke nisur prej të shtunës. Cili është realisht mendimi juaj në cilësinë e Presidentit dhe a do ta dekretoni këtë ligj?
Të jem i sinqertë, sensibiliteti i qytetarëve për çdo çështje është i rëndësishëm. Në të gjithë institucionet e shtetit, duhet në radhë të parë të jenë të angazhuar, të ndjeshëm dhe të reagojnë ndaj sensibilitetit të qytetarëve, duke filluar nga sqarimet, padyshim edhe kontaktet, marrja e informacioneve, dhe nëse është e nevojshme reagimi institucional brenda procesit legjislativ po ashtu është e detyrueshme të reagohet. Por në kontekstin e ligjit konkret dhe të detajeve, unë duhet ta shoh ligjin sapo të kthehem në Tiranë, menjëherë me stafin tim, por edhe me specialistë të fushës dhe të së drejtës në Shqipëri, siç tashmë është bërë praktikë në institucionin e Presidentit të Republikës për ligje që kanë impakt të madh në të drejtën publike dhe tek jeta e qytetarëve. Do të mbaj edhe qëndrimin tim institucional. Por për mua prioriteti kryesor i shqetësimit ku unë do të kërkoj në vijimësi angazhimin e qeverisë, angazhimin e institucioneve ligj-zbatuese dhe të gjithë aktorëve të shoqërisë, është shqetësimi i madh që ne kemi me kultivimin e kanabisit. Është një problem shumë serioz, një problem që nuk ka pse të mbetet vetëm në kuadrin e debatit politik – padyshim që çështjet e debatit politik kanë vendin dhe hapësirën e tyre – por kultivimi i kanabisit dhe inkurajimi përmes saj i veprimtarisë së krimit të organizuar, është një alarm i madh për gjithë shoqërinë dhe shkon përtej interesit politik të njërës apo palës tjetër, por është një interes i madh kombëtar sepse lidhet drejtpërsëdrejti me çështjet e sigurisë kombëtare, stabilitetit të vendit, dhe në të ardhmen, qoftë të ekonomisë dhe sigurisë së jetës së qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve tanë.

Ndërkohë, prej ditësh po flitet dhe për legalizimin e kanabisit. Ju si mendoni, a duhet legalizuar kanabisi – farmaceutik në këtë rast?
Unë mund të them vetëm kaq, që, në kushtet që ka Shqipëria, në kontekstin që është shoqëria shqiptare, për mënyrën sesi ky fenomen prezantohet në Shqipëri, nuk e teproj fare – përkundrazi, jam shumë i bindur se kërkesa për të legalizuar kanabisin në Shqipëri, në kontekstin shqiptar, është një tentativë për të kriminalizuar në tërësi shoqërinë shqiptare dhe për të bërë krimin vendimmarrës në jetën publike, politike dhe shoqërore në vend. Ndaj ky është një provokim i papranueshëm që i bëhet shoqërisë shqiptare dhe që padyshim është një provokim ku unë mendoj se nuk do të gjejë asnjë përkrahje tek shoqëria shqiptare dhe unë jam kategorik në qëndrimin tim personal në këtë çështje. /RTSH/ 

 

Previous Post

FOTO/ Akademia politike e PD, Basha: Shpresa e ndryshimit quhet PD që i prin rinia demokrate

Next Post

DETAJE/ Konkurrenca “e egër”, shkodrani spiunoi magazinën e drogës në Mat

admin

admin

Next Post
DETAJE/ Konkurrenca “e egër”, shkodrani spiunoi magazinën e drogës në Mat

DETAJE/ Konkurrenca “e egër”, shkodrani spiunoi magazinën e drogës në Mat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.