• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kufiri detar me Greqinë, PD kritika të forta qeverisë: Nuk ka transparencë

droni by droni
28 August, 2020
in Politika
0
Zyrtarizohen edhe gjashtë kandidatura të PD-së për Patosin, Urën Vajgurore, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe, Delvinën dhe Roskovecin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklarimin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale.

Kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se cfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cënohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë.

PD shprehet se në vend të transparencës dhe informacionit, kryeminstri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Ndërkohë qeveria vazhdon të mos japë asnjë informacion mbi cfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar me Greqinë.

“Nisur nga fakti se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur pezull procesi i delimitimit dhe se kjo përfshin zona me brigje përballë, një ekip ekspertësh të së drejtës së detit dhe asaj ndërkombetare po shqyrton këtë çështje.

Nga konstatimet e para vihet re se:

Konventa III e OKB-së mbi të Drejtën e Detit – UNCLOS, parashikon se:
Neni 3
Gjerësia e detit territorial
Çdo Shtet ka të drejtën të vendosë gjerësinë e deti të tij territorial deri në një kufiri që nuk kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë Konventë.

Megjithatë e drejta e parashikuar nga dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur sipas së njëjtës Konventë:
Neni 15
Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur
Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme.

I njëjti parim zbatohet edhe përsa i përket zonave ekonomike ekskluzive.
Neni 74
Delimitimi i zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur
1. Delimitimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur bëhet me marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e barabartë.
2. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm, Shtetet e interesuara i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën XV.
3. Në pritje të përfundimit të marrëveshjes të parashikuar në paragrafin 1, Shtetet e interesuara, nën frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bëjnë çdo përpjekje për të arritur rregullime të përkohshme me karakter praktik dhe për të mos vënë në rrezik ose penguar, gjatë kësaj periudhe kalimtare, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregullime të tilla nuk paragjykojnë delimitimin përfundimtar.
4. Kur ka një marrëveshje në fuqi ndërmjet Shteteve të interesuara, çështjet në lidhje me delimitimin e zonës ekonomike ekskluzive zgjidhen në përputhje me këtë marrëveshje.

Dhe në vijim edhe për shelfin kontinental:
Neni 83
Delimitimi i shelfit kontinental ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur
1. Kufiri i shelfit kontinental ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur realizohet me marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e barabartë.
2. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm, Shtetet e interesuara i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën XV.
3. Në pritje të përfundimit të marrëveshjes të parashikuar në paragrafin 1, Shtetet e interesuara, nën frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bëjnë çdo përpjekje për të arritur rregullime të përkohshme me karakter praktik dhe për të mos vënë në rrezik ose penguar, gjatë kësaj periudhe kalimtare, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregullime të tilla nuk paragjykojnë delimitimin përfundimtar.
4. Kur ka një marrëveshje në fuqi ndërmjet Shteteve të interesuara, çështjet që kanë lidhje me delimitimin e shelfit kontinental zgjidhen në përputhje me këtë marrëveshjeje.

Derisa të mos jetë përfunduar një marrëveshje mes tyre, shtetet duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos venë në rrezik ose të pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Në pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve mbi delimitimin e ujërave territoriale apo të zonave ekonomike ekskluzive të shqyrtuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, thelbi i problemit mbetet përcaktimi i vijës bazë nga i cili llogaritet gjerësia e detit territorial, në lidhje me çdo vend kufitar. Sipas Konventës së OKB për të Drejtën e Detit – UNCLOS, kjo bëhet me marrëveshje mes shteteve kufitare për të arritur një zgjidhje të barabartë për palët.

Roli dhe pesha e secilit ishull në përcaktimin e kësaj vije bazë, nga e cila fillon matja e elementëve të ujërave territoriale etj, duhet të jetë objekt i një negociate të kujdesshme, duke pasur parasysh si vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 ashtu edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe ato të Tribunalit Ndërkombëtar mbi të Drejtën e Detit.

Partia Demokratike mbështet zgjidhjen e çdo cështje të mbetur pezull në marrëdhëniet me fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cënuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë Rama të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese dhe të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha çështjet e lartpërmendura”,-thuhet ne njoftimin e PD.

/DRONI.al/

Tags: detikufiriPDreagim
Previous Post

Nëndrejtori i spitalit Rajonal të Gjirokastrës rezulton pozitiv për Covid-19

Next Post

Avokati zbulon prapaskenat e videos që tronditi rrjetin: Margarita e mbajti me bukë shoqen që e tradhtoi me ish-të fejuarin

droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.