Foto Ilustruese
Shembet muri dhe një 55-vjeçar ka humbu jetën ndërsa ishte duke punuar.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe se T. M., banues në fshatin Memaliaj në Gjirokastër ishte duke kryer punime në një lokal, kur është dëmtuar nga shembja e murit duke gjetur vdekjen.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale, shtojnë të njëjtat burime.











