Pas 9 muajsh në kërkim, ish-punonjësi i ALUIZNI-t Skerdilajd Bello u arrestua nga policia.
Ai ishte shpallur në kërkim lidhur me pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Ndërkohë Gjykata kishte vendosur masën arrest me burg në mungesë për të.
Skerdilajd Bello akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka qenë punonjës i ALUIZN-it.
Tërmeti vdekjeprurës goditi vendin më 26 nëntor, ku për pasojë 52 persona humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.
/DRONI al/











