Një vajzë në Sarandë është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vajza është plagosur nga i dashuri i saj pas një sherri mes tyre, raporton Report TV.
E plagosura i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.











