Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar fill pasi emri i tij u lakua si president i mundshëm i Kosovës. Megjithate Pacolli nuk percaktohet ne lidhje me kandidimin e mundshem.
Ai thote se Kosova e ka presidentin e vet. Tutje, Pacolli tha se çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë.
“Kosova e ka Presidentin e vet kushtetues. Çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë por kurrsesi realitet”, poston Pacolli në Facebook.
Pacolli ka qene President i Kosoves per nje kohe te shkurter. Ai u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.
Diskutimet per nje emer te ri ne krye te shtetit te Kosoves erdhen pasi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është paralajmëruar akuza nga Dhomat e Specializuara të Hagës, mirëpo Gjykata Speciale ende nuk i ka ngritur aktakuzë. Nëse një gjë e tilllë ndodh, Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen.
Ndër emrat e permendur seri tani jane Ramush Haradinaj, Shkrimtari Jusuf Buxhovi dhe se fundi edhe Pacolli./DRONI.al/












