Një 27-vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se bashkëshorti i saj ka denoncuar në polici ngjarjen, duke thënë se ka kontaktuar për herë të fundit me të pasditen e 12 gushtit.
Shqiptarja është nënë e katër fëmijëve, por që së fundi jetonte pa fëmijët e saj. Media greke “Ekriti.gr”, duke iu referuar një burimi, raporton se e reja i ka lënë një shëbim burrit të saj para se të zhdukej.

Pas dhënies së alarmit për zhdukjen e 27-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për të gjetur prova që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, ndërsa bëhet e ditur se karakteristikë e vajzës është një tatuazh në pjesën e shpatullës.
/DRONIi.al/











