Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të
Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje, rreth orës 22:00 është marrë njoftim se një mjet i dyshimtë po lëviz në zonën nga Gjiri Lalzit – Kepi Rodonit.
Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit është konstatuar automjeti tip “Iveco” me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F. M.
Automjeti është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për kontroll të imtësishëm.
Nga këqyrja që iu bë këtij automjeti nga ana e Specialistëve për Narkotikët në pjesën midis karrocerisë dhe kabinës është konstatuar një vend i fshehtë I përshtatur, ku në këtë hapësirë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 pako të mbështjella me celefon transparent në total me peshë 255 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e F. M., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Ky person dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.











