Policia e Shkodres ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin B. G. 26 vjeç, banues në Durrës.
Ky person mbrëmjen e datës 15.08.2020, rreth orës 22:30 në Shirokë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.
“Shtetasi B. G pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar. Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë”, njofton policia e Shkodres./DRONI.al/











