Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë teste të reja për Covid-19, lajmeroi ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim. Ajo ben te ditur se bashkë me testet është dhuruar një aparat që përshpejton realizim e tyre në një kohë të caktuar.
Kim thotë se aleatët qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në raste nevoje.
“SHBA dorëzoi më shumë teste për Covid-19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, duke shkuar në 32 160 teste të dhuruar deri tani.
USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke ndihmuar stafin e ISHP-së që të përpunojë më shumë teste në një kohë të caktuar.
Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”, shkruan Kim. /DRONI.al/












