Udhetaret e irrituar që po presin prej tre ditësh për të kaluar në Greqi bllokuan kete pasdite rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë dukenlenguar kalimin e makinave te tjera.
Të irrituar ata nuk po lejojnë kalimin e mauneve për të shkuar në shtetin grek duke kërkuar zgjidhjen e krizës dhe lejimin futjes së tyre ndërkohë që presin aty prej tre ditësh.
Radha kilometrike e mjeteve dhe përkeqësimi I gjëndjes së qytetareve që presin me familjarete tyre për ditë të tëra të kalojnë kufirin, po e vështirëson krizën.
“ Sot u vra nje femije dhe është padiskutim faji i qeverise. Kemi 4 dite ne rruge, jemi duke vdekur këtu. Nëse nuk hapin kufirin do e mbajme te bllokuar rrugën”, u shpren disa prej qytetareve./DRONI.al/












