Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, publikon deklarata nga spitalet Covid në vend, ku qytetarët thonë se i blejnë vetë të gjitha, nga ushqimet e deri te respiratorët.
Sipas ish-deputetes, “pandemia ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët”.
“Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë. Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore dhe një nga vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
https://www.facebook.com/1459109537485880/posts/3333821990014616/?d=null&vh=
Pamjet flasin vetë. Qytetarët vs kryeministri në ikje.”,-shkruan ajo.
/DRONI.al/











