Kapet në Muriqan një shqiptar i kërkuar për llogari të drejtësisë italiane.
44-vjeçari Elton Isufi alias Mateo Meto, i dënuar në Itali me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga Policia Kufitare.
44-vjeçari po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ndërsa mësohet se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014.
“Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian”,-njofton policia.
Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
/DRONI.al/












