Drejtori i birrës se njohur ‘Peja’ mësohet se ka ndërruar jetë pasi ishte i infektuar me Covid-19. Ernest Jusufi vdiq në Shkup, konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, shkruan Kelmendi.
Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution./DRONI.al/












