Një person u vra me ármë zjárri në Shkoder. Trupi i tij u gjet pa jete ne një rrugë pranë fshatit Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës në Shkodër.
Viktima është identifikuar si Gjin Boriçi (Ndoj), 27 vjec, dhe u gjet rreth orës 5 të mengjesit.
”Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit”, thuhet ne njoftimin e policise. /DRONI.al/












