53-vjeçari Bajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital dhe i intubuar, duke luftuar me virusin e rëndë.
Ilir Butka thekson se “Artisti Arben Bajo ka nevoje urgjente për gjak te grupit A negativ te dikujt qe e ka kaluar Covid 19! Eshte i lutur kush mundet, te kontaktoje familjaret e tij”.
Ndërsa, artisti tjetër, Ardian Isufi në mesazhin e tij shpjegon se personi që do dhurojë duhet të këtë kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojë bashkë me antikorpet.
“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevoje per gjak te grupit A negativ nga nje person qe ka kaluar COVID19. Ju lutem kush njeh te kontaktoje ne inbox. Falenderoj “dhuruesin” e pare te grupit A negativ… por duhet te kete kaluar Covid19, sepse keshtu ka ne gjak antikorpet e duhura!”, thekson Isufi.

/DRONI.al/












