Të gjithë e mbani mend aktoren simpatike Delinda Zhupa e cila u bë e njohur më së shumti me rolin që ajo pati në spektaklin ‘Portokalli’, ku imitoi ish-drejtoreshën e tatimeve Briseida Shehu. Shprehja e tyre: ‘Ku qëndron problemi këtu?’ mbeti në mendjen e shikuesve dhe u kthye në shprehi tashmë.
Delinda është një ndër aktoret më simpatike të “Portokallisë” dhe më karizmatiket. Të gjitha rolet e saj janë pëlqyer, jo vetëm se kanë qënë të pikasura dhe janë interpretuar bukur, por edhe për thjeshtësinë nga e cila Delinda karakterizohet.
E ftuar së fundmi në “Top Show” ajo e ka dhënë vetë lajmin e pritjes së një fëmije, që është djalë. Kështu bashkë me të fejuarin e saj, janë në pritjen e ëmbël dhe pavarësisht kësaj Delinda nuk do të heqë dorë nga aktrimi./tirana observer












