Ish kryeministri Sali Berisha këtë herë në denoncimet e tij në profilin në Facebook ka denoncuar një mesash nga një punonjës në drejtorinë Arsimore në Tiranë, që sipas tij ka ngritur një shqetësim, që lidhet me lyerjen e fasadave të Liceut Artistik në tiranë, ngjyra e të cilit ka ngjallur mjaft kritika.
Bëhet fjalë pikërisht për ngjyrën e kuqe që është lyer ky institucion arsimor, që sipas ‘punonjësit dixhital’ në fillim ishte planifikuar një ngjyrë tjetër.
Statusi i Berishës
Mesuesi dixhital informon:
Edvin Kristaq Rama anullon
-inaugurimin e rikonstruksionit prej qindra milione lekesh te Liceut Artistik pasi nuk i pelqen boja pana
– urdheron lyerjen per se dyti te te gjithë Liceut me bojën qe i pelqen bojaxhiut! sb
“Doktor mirembrema,jam punonjes ne drejtorine e arsimit Tirane. Nuk mjaftuan shpenzimet kolosale prej qindra milion lekesh te shpenzuara per rehabilitimin e Liceut Artistik tek rruga e Elbasanit ,ku pritej te vinte per inaugurim Edvin Rama ndodhi ajo qe nuk pritej ,per te kenaqur syrin e Edvinit te cilit nuk i pelqeu boja pana por dha urdher dhe ndryshoi boja per 48 ore ,ne krahe te liceut ku shkon tek universiteti Luarasi ka mbetur pa lyer akoma . Edhe diktatori nuk do guxonte te shpenzonte parate e taksapaguesve Shqiptare .”













