Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ai është pritur nga homologu i tij Bujar Nishani.
Në vizitën dy ditore në Tiranë, Thaçi do të takohet me krerët e shtetit, takimi me homologu i tij Presidentin Bujar Nishani sapo ka nisur, ndërkohë që pas tij Thaci do të takohen me kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, e më pas me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe neser me kryebashkiakun Veliaj.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera.
Gjithashtu, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.
Axhenda:
Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Në orën 13:30, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta
Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli
Në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.
Në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj
Pas këtij takimi, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë
Rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.











