Një familje shqiptare ka shpëtuar mrekullisht, në një aksident të frikshëm. Të plagosur kanë mbetur nëna shqiptare 38 vjeç dhe dy fëmijët e saj: 13 dhe 11 vjeç.
Pasditen e së dielës, makina që drejtonte 38-vjeçarja është përplasur me një mur, pasi ajo ka humbur kontrollin.

Aksidenti ka ndodhur në Este. Automjeti tip “Alfa 146” është përplasur me një mur, që sipas policisë, shqiptarja ka humbur kontrollin për shkak se rruga ka qenë e rrëshqitshme nga shiu, informon tv klan.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të tre kanë shpëtuar dhe janë në spital jashtë rrezikut për jetën.












