Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është pyetur për Ligjin e Importit të Plehrave që kaloi të enjten e kaluar në Parlament, por që ka shkaktuar shumë debate. Ai është shprehur se po njihet me ligjin dhe do të vendosë shumë shpejt në lidhje me këtë çështje.
Nishan tha se do të ketë një takim konsultativ me shoqërinë civile, dhe më pas të vendosë nëse do ta dekretojë apo jo.
“Presidenti rezervon të drejtën dhe privilegjin të flas i fundit. Është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që lidhen me qytetarin, interesi i publikut të prevalojë. Nuk do të ketë një zvarritje të vendimit të presidentit, por çështje të tilla madhore unë preferoj të konsultohem dhe pastaj të vendos.”, është shprehur Nishani.
Në lidhje me këtë ligj, ditën e shtunë u mbajt edhe një protestë e organizuar nga shoqëria civile, e cili kundërshton miratimin e tij. Gjithashtu, Shoqëria civili i ka kërkuar presidentit që të mos e dekretojë ligjin.











