Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërsa, tashmë për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe nipi i saj, Greg Rama. Bashkë me një foto kur duken bashkë duke parë në drejtim të një celulari, Gregu shkruan:
“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe💫”.
https://www.instagram.com/p/CDVs1cuAfBO/?utm_source=ig_embed
/DRONI.al/












