“Fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve”, tja aot ish deputeti i Elbasanit, Endri Hasa. “Edi Rama ka frikë nga vota e bashkimit më të madh të shqiptarëve“, tha ai.
“Është e qartë për të gjithë që fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore.
Edi Rama e di mirë që tashmë ka ngelur vetëm dhe në mënyrë të dëshpëruar po kërkon të bllokojë koalicionet duke premtuar fund listat e hapura, duke lene shumicen e qarqeve me lista defakto te mbyllura.
Edi Rama nuk e do hapjen e listave, ai thjesht do që të ndryshojë kushtetutën që të ndalojë koalicionet parazgjedhore”, shpjegon deputeti Hasa.











