Kreu i PD, Lulzim Basha do mbledhë pas pak aleatët në zyren e tij per te diskutuar per ceshtjet qe preken nga ndryshimet kushtetuese si hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Opozita ka dalë kundër këtij vendimi duke kërkuar vetëm miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim.
Ditën e sotme Basha zhvilloi në takim me kreun e shtetin në presidencë me kërkesën e këtij të fundit. Meta tha se kishte kërkuar nga Basha të vazhdojë konsultimet në Këshillin Politik pa rënë pre e provokimeve.
Vetë Meta ka deklaruar më herët se nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese dhe në rast se ato miratohen nuk do ta njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme./DRONI.al/











