• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/ Të ndahet e ardhmja politike e personave nga e ardhmja e Kosovës

droni by droni
23 July, 2020
in Opinion
0
KOMENT/ Të ndahet e ardhmja politike e personave nga e ardhmja e Kosovës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu*

Është një vlerë e spikatur e shqiptarëve të cilët, në çështje kombëtare, janë shumë të ndjeshëm. Në këtë kuadër, unë, si shumica e bashkëkombësve, kudo ku ndodhen, jemi të shqetësuar që e ardhmja politike e Kosovës, prej 21 vjetësh nga çlirimi dhe prej 12 vjetësh nga pavarësimi, mbahet peng edhe nga vetë politikanët e saj.

Ka më shumë se një shekull që bota e qytetëruar ka institucionalizuar, gjithnjë e më ashpër, dënimin e krimeve të luftës edhe pas luftës. Gjyqi i Nyrembergut është një rast klasik për të ilustruar se edhe në një luftë botërore ku nuk mbetet shtet e njeri pa u përfshirë dhe ku është shumë e vështirë të ndash shkakun e krimit nga ekzekutori i krimit, përsëri njerëzimi gjen instrumente për ta realizuar dënimin ndaj tyre.

Po aq klasik ishte dënimi i Milloshevicit dhe kriminelëve të tjerë nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit të kryera gjatë spastrimit etnik në Kosovë, Bosnjë e në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë gjatë shpërbërjes së saj. Në këtë rast nuk ishte luftë botërore dhe rrjedhimisht, identifikimi i autorëve të krimeve ishte më i lehtë. Sigurisht që kjo është një çështje ende e paezauruar, prandaj është në dinjitetin kombëtar të politikanëve të Kosovës të bëjnë detyrën e të mos rreshtin që ky proces të shkojë deri në fund.    

Kosova u përfshi në këtë luftë me një specifikë krejt unike. Është e njohur dhe e pranuar botërisht që ndaj saj u krye spastrim etnik masiv. Ky krim ndodhi pikërisht në fundshekullin e njëzetë kur njerëzimi ishte dhe është shumë më i ndjeshëm. Prandaj, bota e qytetëruar, jo thjeshtë NATO, e ndëshkuan me luftë atë krim kundër njerëzimit. Ishte për herë të parë në histori që një luftë u ndërmor për arsye morale, jo për motive pushtimi siç ka qenë historikisht motivi i luftrave. FARK-u dhe UÇK-ja ishin pjesë e këtij misioni, së pari sepse duhet të vetëmbrohej si krah i armatosur i popullit dhe së dyti sepse ky moral ishte në të njëjtën vijë me moralin e njerëzimit e të kombeve të qytetëruara, të cilat përfaqësoheshin nga NATO.

Ishte luftë dhe, në luftë, përveçse zgjidhen çështje të mëdha, përveçse i shërbehet një morali të madh sikurse ishte morali iFARK-ut dhe UÇK-së, mundet që mjegulla pas saj të jetë shfrytëzuar edhe për çështje të tjera, edhe për moral tjetër. Gjykata e Posaçme, e krijuar enkas për dënimin e këtyre rasteve edhe në Kosovë, një gjykatë e pranuar dhe e mbështetur nga pothuajse nga të gjitha partitë politike të Kosovës dhe e votuar me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës,ka pikërisht këtë qëllim.

Ky është një rast unik që i bën nder Kosovës, popullit të saj dhe vetë klasës politike të saj. Këtij procesi i janë nënshtruar tashmë shumë politikanë e luftëtarë. Në këtë proces, që po e quajmë “veting” ligjor ndërkombëtar, është përfshirë tashmë edhe Hashim Thaçi – kontributor dhe drejtues në atë luftë dhe po ashtu, udhëheqës për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës, aktualisht President i saj. Ashtu sikurse edhe Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe mbi 200 ish pjesëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Ajo që krijon dyshime për shkelje morali dhe ligjesh ndërkombëtare të luftës në këtë proces janë vrasjet pas mbarimit të luftës. Në një raport, Amnesty International në vitin 2009 thuhej se rreth 800 vrasje kanë ndodhur gjatë një vale të zgjatur dhune ndaj pakicave etnike, por edhe ndaj anëtarëve të LDK-së në kohën kur pas largimit të forcave serbe, Kosova u vendos nën administrim të OKB-së. Shumica e personave që thuhet se u rrëmbyen dhe u zhdukën nga ish pjesëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000 ishin serbë, romë ose shqiptarë të Kosovës të etiketuar si bashkëpunëtorë të Serbisë. “Anëtarët e Lidhjes Demokratike (LDK) u vranë gjithashtu nga luftëtarët e UÇK-së të cilët e konsideronin doktrinën pa dhunë të LDK-së të barasvlershme me bashkëpunimin (me okupuesin)” – thotë një përfaqësues në misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2000-2004.

Të gjitha mbeten për t’u vërtetuar dhe me siguri kjo është për të mirën e besueshmërisë kombëtare e ndërkombëtare të politikanëve në Kosovë. Por këtu ka domosdoshmërisht nevojë urgjente për të bërë një dallim që është më shumë se moral: krimet me prapavijë politike. Prej vitesh ka patur një refren akuzash e kundër akuzash për vrasje të tilla në Kosovë. LDK-jaka akuzuar në vazhdimësi PDK-në dhe Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), një strukturë e afërt me PDK-në, se qëndron pas vrasjeve të anëtarëve të saj. Ndërkohë, këto pretendime janë mohuar nga PDK-ja dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. Ish-kreu i LDK-së dhe ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se gjatë dhe pas luftës, anëtarët e partisë që ai përfaqësonte u bënë objekt hakmarrjeje për shkak të qëndrimit politik.

Akuza të tilla janë bërë, për shembull, në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit – Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë në ekzil, në një atentat më 21 shtator 1998 në mes të kryeqytetit shqiptar në Tiranë. Më 11 janar 1999 në Prishtinë ështe vrarë Enver Maloku, gazetar dhe anëtar i LDK-së. Vrasja e tij ishte kryer para banesës së tij dhe para fëmijëve të tij. Më 23 nëntor 2001 u vra bashkëpunëtori shumë i afërt i Presidentit Rugova, gazetari dhe publicisti Xhemajl Mustafa. Më 24 prill 2001 vritet Ismet Rraci, kryetar i Komunës së Klinës dhe i Degës së LDK-së në Klinë. Ish Presidenti Rugova është shprehur se vrasja e zyrtarit të tij ishte e lidhur me fitoren e LDK-së në vitin 2000. Në tetor të vitit 2001 është vrarë gazetari Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku – të dy truproja të ish Presidentit Rugova. Më 17 janar 2002, është vrarë deputeti i LDK Smajl Hajdaraj. Më 27 tetor 2002 vritet Ukë Bytyçi kryetar i Komunës së Therandës dhe i Degës së LDK-së në këtë Komunë. Më 4 janar 2003 vritet në Pejë kolonel Tahir Zemaj, ish-komandant i FARK-ut në rajonin e Dukagjinit. Më 8 maj 2000 vritet përpara shtëpisë së tij në rrethana misterioze, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë, komandant Drini – Ekrem Rexha.

Pas luftës ka të dhëna të besueshme se ka patur tentativa për atentat edhe ndaj vetë ish Presidentit Rugova. Po ashtu, ka qenë tentuar të vriteshin Ismet Arifi më 3 nëntor 1999, Nezir Gara më 25 shtator 1999, Gani Geci më 19 tetor 2001, e të tjerë. Vetëm gjatë vitit 2000 u shpëtuan atentateve për vrasje tre zyrtarë të LDK-së: Ish-deputeti Adem Salihaj, Kryetar i Podujevës Agim Veliu dhe Ejup Visoka.

E vërteta është se politikanët e Kosovës, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të SHBA kanë meritë që Kosovën e kanë sjellë në një moment vendimtar që lidhet me njohjen e plotë ndërkombëtare. Dhe sigurisht që ky proces do të vijojë sepse është një politikë konstante dhe një interes gjeopolitik që kjo njohje të ndodhë. Procesin nuk e ndërpret thirrja që Gjykata e Posaçme i ka bërë Presidentit të saj, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, apo që do mund t’iu bëjë edhe të tjerëve, për të sqaruar nëse këta janë të përfshirë, kanë mbështetur, kanë dijeni apo nuk kanë vepruar ndaj krimeve të luftës, veçanërisht atyre të kryera pas luftës.

Thirrja që kjo gjykatë iu ka bërë apo do t’iu bëjë politikanëve apo drejtuesve e pjestarëve të UÇK-së për të dëshmuar për krime lufte nuk është aspak aludim për të barazuar UÇK-në me këto krime. Sigurisht që politika serbe do kishte interes dhe madje e ka nxitur procesin në këtë kahje, por nuk është politika serbe që e mbyll procesin. Këtë proces e mbyll Europa demokratike, drejtësia e së cilës do t’i shkojë deri në fund morisë së krimeve të pambyllura, shumë herë më të rënda në numër dhe në egërsi, të kryera nga makina shtetërore serbe dhe organizatat paramilitare të paguara prej saj.

Ajo që iu takon politikanëve të Kosovës është t’i dëshmojnëpopullit shqiptar të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar pastërtinë e tyre në tre dimensione: dimensionin ligjor, dimensionin moral dhe dimensionin kombëtar. Por, në dallim nga dyshimet për krime të tjera, të cilat krejt natyrshëm do të zgjidhen e duhet të zgjidhen përmes dimensionit ligjor, dyshimet për krime me motive politike duhet të zgjidhen edhe përmes dimensionit moral e kombëtar, në kuptimin që të zbardhen, me qëllim që të mos mbajnë peng të ardhmen politike të Kosovës.

Duhet kuptuar njëherë e mirë se është krim më vete që e ardhmja politike e disa personave, kushdoqofshin ata, të mbajë peng të ardhmen politike të Kosovës.  

*ish deputet & kryetar i PLL

Tags: Ekrem spahia
Previous Post

Rama: Keqardhje qe opozita nuk u perfshi ne ndryshimet kushtetuese

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Termet 3.6 balle ne veri te Lalzit

droni

droni

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Termet 3.6 balle ne veri te Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.