PD ka hedhur poshte lajmin se nje gjyqtar i dorehequr nga sistemi per shkak te vetingut eshte propozuar nga baza si kandidat per deputet.
Disa media Publikaun lajmin se ish-gjyqtari Gjin Gjoni do të kandidonte në listat e PD për deputet nga dega e qytetit të Lezhës, ka reaguar Partia Demokratike.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike mohojnë lajmin e publikuar nga disa media për kandidimin e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.
Sipas PD, ky është një lajm i pavërtetë, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.
Burimet zyrtare në PD konfirmojnë se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut”.
Ne fakt baza e PD mund te propozoje emra pa fund por nderkohe kushdo qe nuk permbush kerksat e formularit do te konsiderohet i perjashtuar.
Edhe pse formulari ka disa kwrkesa dhe pyetje te tepruara, shume prej tyre jane thelbesore per te siguruar etiken dhe integritetin e te zgjedhurve. /DRONI.al/











