Besnik Mustafaj është shfaqur sot në krah të Lulzim Bashës, një ditë pasi zerat brenda PD konfirmuan rikthimin e tij në Partinë Demokratike.
Mustafaj pasi zyrtarizoi dje rikthimin, është përzgjedhur nga Basha për ta shoqëruar këtë të fundit në vizitën e tij dy ditore në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti.
Kujtojmë se pas Genc Rulit, ish ministri i Jashtëm, Mustafaj do ti bashkohet grupit te personaliteteve qe do përzgjedhin mes kandidaturave që kanë propozuar strukturat e bazës së demokratëve.
/DRONI.al/












