Një pushuese ka humbur jetën këtë pasdite në bregdetin shqiptar.
Pushuesja që ka humbur jetën është një 71 vjeçare nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit.
“Më datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Kjo është víktima e tretë nga Kosova që mbytet në Shëngjin brenda kësaj jave. Më parë kishte humbur jetën një 73-vjeçar si dhe një 38-vjeçare po me banim në Kosovë./DRONI.al/












