Bundestagu gjerman shtoi presionin mbi qeverine e Tiranes per te mbyllur marreveshjen per reformen zgjedhore me votim ne Parlament.
Nenekryetari i grupit të CDU\CSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.
Vadeful shprehu edhe keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qendrimin e fortë me fjalët ‘Forca Shqipëri’, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian.
Gjermania ka marre kryesimin e BE me 1 korrik. /DRONI.al/











