• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Çifti presidencial pritet nga Mbreti i Jordanisë, Madhëria e Tij Abdullah II Ibn Al Hussein dhe Mbretëresha Rania Al Abdullah

admin by admin
5 October, 2016
in Politika
0
FOTO/ Çifti presidencial pritet nga Mbreti i Jordanisë, Madhëria e Tij Abdullah II Ibn Al Hussein dhe Mbretëresha Rania Al Abdullah
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë u pritën sot me të gjitha nderet dhe ceremonitë përkatëse nga Madhëria e Tij, Mbreti Abudllah II Ibn Al Hussein dhe Mbretëresha Rania Al Abdullah. Pas nderimeve dhe ceremonive të rastit, Presidenti Nishani zhvilloi një takim të veçantë kokë më kokë me Madhërinë e Tij dhe më pas, krerët e të dy vendeve kryesuan takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve.
Presidenti Nishani vuri në dukje kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite të parë zyrtare në nivel Kreu Shteti në Jordani, si dhe shprehu vlerësimin pozitiv për vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve në vitet e fundit. Duke iu referuar edhe vizitës së Mbretit të Jordanisë një vit më parë në Shqipëri, Presidenti Nishani, theksoi se shkëmbimi i vizitave në këto nivele jo vetëm që shpreh dëshirën dhe vullnetin politik për t’i forcuar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, por ka ndikuar ndjeshëm në nxitjen e institucioneve të të dy vendeve për të vlerësuar dhe eksploruar më mirë mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në sektorë të veçantë të ekonomisë dhe të sistemit shëndetësor.
“Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve po mbyllin dekadën e tretë të lidhjes së tyre, por intensifikimi i shkëmbimit të vizitave në nivele të larta politike gjatë viteve të fundit po ndikon ndjeshëm në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe dy popujve ”,u shpreh Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu se bashkëpunimi ekonomik e tregtar nuk i përgjigjet nivelit aktual të bashkëpunimit politik, duke shprehur bindjen se nga institucionet e të dy vendeve do të bëhet më shumë për të nxitur nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe për të përmirësuar kuadrin e përbashkët ligjor, që do të inkurajonte më shumë këtë bashkëpunim.
Kreu i Shtetit vlerësoi iniciativat më të fundit të ndërmarra nga institucionet e të dy vendeve në këtë drejtim, duke theksuar se asgjë nuk mund ta pengojë veçanërisht konkretizimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, energjisë, bujqësisë, arsimit e shkencës dhe në fusha të tjera me interes për të dy vendet. Të dy Krerët e Shteteve ranë dakord për të inkurajuar strukturat qeveritare, por edhe ato parlamentare për të eksploruar sa më mirë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vijuar me ide e projekte konkrete.
Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohjen për interesin e treguar nga Mbreti Abdullah II Ibn Al Hussein për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në këto momente kur rajoni dhe Evropa janë të kërcënuara nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm. Kreu i Shtetit shqiptare falënderoi Mbretin e Jordanisë për mbështetjen e dhënë për pavarësinë e Kosovës, si përmes njohjes direkte në vitin 2009 si vendi i parë i Lindjes së Mesme që ndërmori këtë akt, ashtu edhe në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, duke theksuar se faktet sot tregojnë qartë se, Pavarësia e Kosovës i ka shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore, por jo vetëm.
Mes dy Kryetarëve të Shteteve u bisedua edhe për çështjet e ndryshme të sigurisë dhe të bashkëpunimit në këtë kuadër, ku ndër të tjera u vlerësua bashkëpunimi mes institucioneve të specializuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidenti Nishani vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Mbreti Abdullah II dhe Jordania kanë dhënë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në nivel global.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës shtetërore në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, u takua sot edhe me Kryeministrin e Vendit Dr. Hani Al Mulki, si dhe me Presidentin e ri të Senatit, Feisal Al Fayez.
Presidenti Nishani edhe në takimin me autoritetet e larta jordaneze evidentoi kënaqësinë e realizimit të kësaj vizite në Jordani, si dhe theksoi nevojën e ngushtimit të diferencës mes bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe atij shumë të mirë politik mes dy vendeve.
Ashtu si edhe në takimin me Mbretin e Jordanisë, Presidenti Nishani edhe në takimin me Kryeministrin Al Mulki, vlerësoi iniciativat më të fundit të ndërmarra nga institucionet e të dy vendeve për forcimin e bashkëpunimit në fusha konkrete, si dhe për vullnetin dhe interesimin e shprehur për përmirësimin e kuadrit të përbashkët ligjor në funksion të këtij bashkëpunimi.
Ndërsa në takimin me Presidentin e Senatit Al Fayez, Presidenti Nishani u shpreh se përtej vullnetit politik që tashmë është i shprehur qartë, ekzistojnë të gjitha mundësitë që shkëmbimet parlamentare të rriten e forcohen. “Iniciativat parlamentare kanë një rol të dorës së parë në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve e të dy popujve.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Çështjet e bashkëpunimit rajonal, të sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm u bënë pjesë e bisedave edhe me dy autoritete e larta jordaneze, ku Presidenti Nishani theksoi vendosmërinë e Shqipërisë dhe institucioneve të saj për të qenë pjesë aktive e luftës kundër terrorizmit, si dhe vijuar me programe të veçanta edukimi për komunitetet e prekura nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm.

Previous Post

Gjermania kërkon 50 mijë punëtorë të kualifikuar

Next Post

Tahiri nervoz sot, sepse humbi 11 tonë drogë në Vlorë…?!

admin

admin

Next Post
Tahiri nervoz sot, sepse humbi 11 tonë drogë në Vlorë…?!

Tahiri nervoz sot, sepse humbi 11 tonë drogë në Vlorë...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.