Gjykata e Apelit vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.
Ka qenë prokurorja e çështje Arta Marku e cila ka kërkuar zbutje të masës së sigrurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes.
Kajmakun u vu në prangat e policisë dy netë më parë pasi u paraqit në spital privat për shkak të komplikacioneve me shëndetin.
Ishin mjekët e spitalit që bënë të mundur dorëzimin e Kajmakut në polici, ndërkohë që pas disa muaj arrati u la sot i lire.
/DRONI.al/












