Kuvendi pritet të votojë të enjten edhe për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të pajisjes përgjuese “IMSI Cathcer” dhe realizimin përmes saj të përgjimeve të paligjshme.
PD ka paralajmëruar se do të kërkojë hetim parlamentar dhe për ARMO-n dhe për situatën me Arsimin e Lartë. Ndërkohë ajo nuk i ka çuar deri në fund komisionet e vjetra hetimore, për serverin e tatimeve dhe ligjshmërinë e emërimeve në administratën publike.











