Shqiptari Vasili Rama i cili terrorizonte Italinë me “Audin e Verdhë” është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë.
Dyshohet se ai e ka vjedhur makinën në Itali dhe gjatë ndjekjes nga policia ka aksidentuar për vdekje një këmbësore.
Shpesh ai udhëtonte në rrugët e Italisë me shpejtësi deri në 250 km/orë duke ngjallur frikë te njerëzit.
Në muajin janar ai u zhduk për t’u kapur më vonë në Greqi. Bashkëpunëtorët e tij janë Shkëlzen Malokaj dhe Indrit Haxhari.











