Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci nga partia e kryeministrit Andrej Plekovic.
“Përgëzime kryeministrit Andrej Plenkoviç për fitoren madhështore në zgjedhjet parlamentare. Mezi pres që të vazhdojmë të punojmë sëbashku për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve tona dhe partive tona simotra. Faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”, – shprehet Basha në urimin e tij për kryeministrin kroat dhe partinë e HDZ pas fitores madhështore që e djathta shënoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kroaci.
Congratulations Prime Minister @AndrejPlenkovic on the resounding election victory! I look forward to working together to strengthen our strategic cooperation and bilateral ties between 🇦🇱&🇭🇷 and our sister parties @pdshqiperi& @HDZ_HR @EPP! Thank you for 🇭🇷support for🇦🇱 in 🇪🇺! pic.twitter.com/GsN6R8IX1Y
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 6, 2020
Kujtojme se ditën e diel u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kroaci, sipas rezultateve të nxjerra, kryeson bindshëm Partia Bashkimi Demokratik i Kroacisë (HDZ ) .
Bashkimi Demokratik Kroat i qendrës së djathë i drejtuar nga Andrej Plenkovic, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e 5 korrikut, nga numërimi i 70% të votave ajo ka siguruar 66 deputetë nga 151 në parlament.
Rivali i tyre, koalicioni i qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Social Demokratike (SDP) ka siguruar vetëm 44 vende në parlament.
/DRONI.al/











