Më 29 qershor aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, bëri tamponin e dytë dhe rezultoi negativ, duke iu rikthyer jetës së mëparshme, teksa komentuesit duket se ende e përdorin faktin se ai u infektua.
Ditën e djeshme ai ka shpërndarë disa foto nga jugu i vendit, duke bërë thirrje që shqiptarët të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën në këto kohë pandemie.
Mirëpo, një komentues i ka shkruar: “Florjan për ty karantina nuk funksionon? Dole pozitiv dhe futja plazhit tani, shpërnda virusin.”
Ky koment duket se i ka rënë sy Florit, i cili i ka kthyer: “Mëso të numërosh dhe do të dalin ditët fiks! Dhe mëso të mos i kërkosh llogari të tjerëve.”
Më pas, aktori ka shpërndarë në Instastory edhe rezultatin e tamponit negativ, duke thënë se nga sot e tutje kujtdo që e pyet a është i infektuar, do i bëjë bllok.












