Rudina Dembacaj nuk e mban asnjehere larg publikut jeten e saj private duke bere me dije here pas here cdogje qe ndodh me jeten e saj. Sot, moderatorja ka treguar se ditëlindjen e saj do e kalojë tek dera e spitalit, ku ndodhet i shtuar edhe babai i saj duke i thënë se e do shumë.
“Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”! Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!❤️”– shkroi Rudina, e cila e shoqëroi postimin me disa foto përkrah babait të saj.
Në fund të muajit maj, moderatorja njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo publikoi një foto teksa mban dorën e babait të saj si dhe falënderime për bluzat e bardha që po kujdesen për të.

/DRONI.al/












