Ishte shpallur në kërkim për plagosje dhe armë mbajtje pa leje, kapet autori në Shijak.
Specialistët e krimeve në komisariatin e policisë Shijak arrestuan, Alvaro Jasharin, i cili rreth një muaj më parë, pas një sherri banal ka plagosur me armë zjarri, 28 vjeçarin Henri Isai.
28 vjecari, u plagos në këmbë, fatmirësisht pa pasoja të rënda për shëndetin.
Ngjarja ndodhi në zonën pranë stadiumit në Shijak.
/DRONI.al/











