Kryetari i PD, Lulzim Basha publikon në Twitter bisedën telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Basha thote se Ministrin Di Maio e njohu me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
“Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit.
Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm”, lajmeron Basha ne postimin e tij.











