• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA/ Në zgjedhjet 2016, media shndërrohet në personazh

admin by admin
6 October, 2016
in Rajoni
0
SHBA/ Në zgjedhjet 2016, media shndërrohet në personazh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata presidenciale e vitit 2016 ka paraqitur sfida të pazakonta për gazetarët dhe organet e medias që e mbulojnë atë. Një nga parimet e një gazetarie serioze në Amerikë është balanca, por deklarata kundërthënëse nga kandidati republikan, Donald Trump dhe akuzat e republikanëve për njëanshmëri pro demokratëve në media, në favor të Hillary Clintonit, kanë shkaktuar debate, duke e shndërruar edhe vetë gazetarinë politike në një nga temat e fushatës.
Media është kthyer në protagoniste në këtë vit zgjedhor, duke u përpjekur të përshkojë një terren të pasigurt. Donald Trump dhe përkrahësit e tij i kanë akuzuar organet e shtypit për njëanshmëri.
“Në veçanti Donald Trump, dhe më gjerë Partia Republikane, e kanë bërë median personazh të fushatës, duke thënë se shtypi është inkompetent, se po përpiqet t’i fusë në grackë, një nivel demonizimi i shtypit që nuk e shohim shpesh”, thotë Tom Rosenstiel, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikan të shtypit.
Thomas Burr, President i Klubit Kombëtar të Shtypit bie dakord që këtë radhë sulmet ndaj medias, janë më të ashpra.
“Nuk ka dyshim që fushata e zotit Trump akuzon gjithmonë gazetarët për njëanshmëri. Edhe fushata e zonjës Clinton nuk mbetet pas dhe është për të ardhur keq, sepse gazetarët bëjnë punën e tyre, nuk po përpiqen të fitojnë pikë dhe të shesin gazeta. Ata duan vetëm të nxjerrin të vërtetën”, thotë ai.
Por ndërsa mbështetësit e zotit Trump pretendojnë se ka njëanshmëri, ata të zonjës Clinton e akuzojnë median për
“balancë të rreme”, duke argumentuar se deklarata të sajat, që janë paraqitur si provë se ajo nuk është e sinqertë, nuk janë të barazvlefshme me rastet kur Donald Trump nuk është i sinqertë.
Zoti Rosenstiel thotë se mund të vendosësh barazpeshë në një artikull që është krahasues, dhe pastaj të analizosh kontekstin dhe ndryshimin cilësor mes dy kandidatëve.
“Por nëse detyra ime sot është që të analizoj se çfarë tha Hillary Clinton dhe a është apo jo e vërtetë, unë si gazetar do të jap maksimumin, nuk do mendoj ‘meqë kjo është vetëm sa 3 të katërtat e rëndë krahasuar me atë që bëri dje Donald Trump, unë do ta mbuloj vetëm me 3 të katërtat e intensitetit. Kjo nuk bëhet!”.
Dori Toribio, korrespondente e Radio-Televizionit spanjoll, RTVE në Uashington, thotë se nuk besoj se gazetarët kanë qenë të njëanshëm.
“Media po e kritikon Donald Trumpin në bazë të asaj që bën dhe thotë, jo sepse kanë ndonjë njëanshmëri ideologjike apo politike”, thotë ajo.
Gazetarja Toribio thotë se megithëse ka qenë veçanërisht e vështirë për të, si imigrante dhe grua të raportojë për zotin Trump, ajo është përjekur të mbetet neutrale.
Ajo thotë se publiku i huaj ka një nivel të jashtëzakonshëm interesimi për zgjedhjet e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
“Çfarëdo që ndodh këtu në Shtetet e Bashkuara, çfarëdo që ndodh në Shtëpinë e Bardhë, ka ndikim në gjithë botën”.
Thomas Burr i Klubit Kombëtar të Shtypit, detyra e gazetarit është që të dallojë çfarë është fakt dhe çfarë është sajesë.
“Ky është roli kritik dhe jetik që një gazetar duhet të ketë në demokraci, të edukojë votuesit dhe publikun për atë që thonë kandidatët, qoftë ose jo e vërtetë”.
Por zoti Rosenstiel thotë se kostoja do të ishte e jashtëzakonshme, nëse gazetarët luajnë rolin e arbitrit.
“Ajo që na duhet nga gazetarët është që të thonë: angazhimi im është që të jem vëzhgues, në emër të qytetarëve të tjerë, për të zbuluar të vërtetën, pse diçka u tha , cili ishgte motivimi, por në fund të fundit i takon qytetarit të përcaktojë se cili është kuptimi”.
Në fund të fundit, cilido nga kandidatët të hyjë në Shtëpinë e Bardhë janarin e ardhshëm, kjo fushatë do të jetë e pazakontë dhe për t’u mbajtur mend, për vetë kandidatët dhe për gazetarët që po e mbulojnë atë.

Previous Post

SHBA/ Në zgjedhjet 2016, media shndërrohet në personazh

Next Post

DETAJE/ Durrës, djali grindet me babanë, e plagos me armë zjarri

admin

admin

Next Post
DETAJE/ Durrës, djali grindet me babanë, e plagos me armë zjarri

DETAJE/ Durrës, djali grindet me babanë, e plagos me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.