Palët rane dakord për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ sonte gjate takimit te fundit te Keshillit Politik per reformen zgjedhore.
Formula e dakordesuar e KQZ:
Këshilli Politik ka rënë dakord pas propozimit të tretë të opozitës, për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbledhja e nisur rreth orës 17:00 ka përfunduar pas rreth 4 orësh.
Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3. Më pas, Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit./DRONI.al











