Dhjetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër.
Burime për Abc News bëjnë me dije se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet.
4 ditë më parë në Shkodër është infektuar me koronavirus një nga punonjëset, që duket se tashmë infeksionin e Covid 19 e ka kaluar dhe te koleget e saj.
Ndërkohë rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme. Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 52 raste.
/DRONI.al/











