Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 52 raste të reja me Covid-19 në vend.
Nga këto, 9 raste janë regjistruar në qytetin e Vlorës. Raportohet se nga 9 rastet, 5 prej tyre janë punonjëse të një fasonerie e cila më parë kishte pasur edhe 5 punonjës të tjerë të infektuar.
Kjo fasoneri është mbyllur ditën e sotme. Një tjetër rast është po nga sektori i fasonerisë, ndërsa 3 të tjerët janë raste kontakti me të njëjtin mbiemër.
Lajmin e mbylljes se fasonerise e konfirmon dhe ISHSH me nje njoftim zyrtar.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1605 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .
Janë vendosur:
-2 masa me gjobë për call-center dhe 1 pastiçeri, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje;
-1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në fasoneri.
/DRONI.al/











