Me ndeshjen e sotme, fitoren 2 – 0 ndaj Lihtenshtejnit, Shqipëria përkohësisht është në vendin e parë në Grupin G, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018”.
Spanja dhe Italia e ndanë ndeshjen mes tyre në barazim 1 – 1.
Ndërsa Maqedonia u mund në fushën e saj 1 – 2 nga Izraeli.
Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e ka të dielën me Spanjën, në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër.











